“Shqipëria votë të pakushtëzuar për Ukrainën në OKB dhe NATO”
Gjenerali shkruan se ndjehet i privilegjuar mbi mundësinë për të përditësuar lexuesin e tij me disa konsiderata strategjike: Dinamikën e përballjes përgjatë 225 ditë/netë luftime heroike; marrjen e inisiativës strategjike të luftës si dhe riciklimin e kërkesës zyrtare të Ukrainës për t’ju bashkuar NATO-s.”, tha gjeneral Ahmetaj.
Ai thotë se miratimi me143 vota i “Rezolutës së Shqipërisë dhe ShBA” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së; mbështetje e Ukrainës për mbrojtjen ajrore dhe aktivizimi planeve të deterrancës të NATO-s janë akte të forta të kundërpërgjigjes ndaj “sulmeve me raketa mbas referendumeve” dhe të diskretitimit gjeopolitik të Rusisë së Putinit.
Postimi:
“Shumë i privilegjuar mbi mundësinë për t’ju përditësuar me disa konsiderata strategjike:
Dinamikën e përballjes përgjatë 230 ditë/netë luftime heroike; marrjen e inisiativës strategjike të luftës si dhe riciklimin e kërkesës zyrtare të Ukrainës për t’ju bashkuar NATO-s.
Solidaritetin, kohezionon historik si dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të Aleancës Transatlantike, USA/NATO/BE dhe mbarë botës të qytetëruar ndaj Ukrainës.
Referendumet nën tanke, mobilizimin me pranga dhe raketat rashiste mbi popullsinë, spitalet, shkollat dhe banesat e civilëve janë prova të bishës së tërbuar nga humbja turpëruese që e pret Kremlinin për pushtimin nje vendi sovran/Ukrainës si dhe në perballjen me fuqinë ushtarake, vlerave dhe interesave të Aleancës Transatlantike.
Miratimi me143 vota i “Rezolutës së Shqipërisë dhe ShBA” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së; mbështetje e Ukrainës për mbrojtjen ajrore dhe aktivizimi planeve të deterrancës të NATO-s janë akte të forta të kundërpërgjigjes ndaj “sulmeve me raketa mbas referendumeve” dhe të diskretitimit gjeopolitik të Rusisë Putiniste.
Shqipëria votë të pakushtëzuar në KS/UN, mbështetje me ndihma më shumë se modeste si dhe të aspiratës zyrtare të Ukrainës anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO.
Përulje për të renët në luftë, respekt për sakrificat sublime dhe nderim për qëndresën martire të kombit Ukrainas !
*Ret.Gen Piro Ahmetaj, Expert për SK, Rajonin & NATO; Zv/President i AtlanticCounsil”
Fraksion.com