AktualitetPolitikëTë fundit

Rama takohet me Scholz në Berlin

Kongresi i Socialistëve dhe Demokratëve Europianë u mbyll me fjalën e kancelarit gjerman Olaf Scholz. Në fund të fjalës, kancelari foli në veçanti për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe rrugën drejt BE, duke përmendur në veçanti kryeministrin Edi Rama, të cilit iu drejtua me një mesazh:

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë 20 vjet që janë kandidatë për në BE. Por pas kaq kohësh kjo nuk do të jetë vetëm me fjalë por edhe me vepra. Edi, sapo thashë, se ne i qëndrojmë krah vendeve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh kancelari gjerman.

Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare më tej bëri këtë koment në rrjetet e tij sociale:

“Ai momenti kur drejtori ta përsërit para kolektivit që do marrësh honorar për punën jashtë orarit”, shkruan Rama./L.F-dritare.net

 

Fraksion.com