AktualitetPolitikëTë fundit

Rama me kryeministren e Finlandës: Javën që vjen nisim dialogun në bashkitë e vendit

Kryeministri Edi Rama informoi sot se pas kongresit në Berlin javën që vjen nis dialogu në bashkitë e Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ku publikoi edhe një fotografi me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, Rama theksoi se “pas një kongresi frymëzues në Berlin, kthehemi në Tiranë për përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisim javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë”.

“Të bashkuar, jo të ndarë për përballjen me inflacionin e luftës, mbrojtjen e familjeve e bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë, buxhetin e ri 2023 dhe mburojën sociale të vitit të ardhshëm, për të djathtën e rublave medoemos, si edhe për ecurinë e qeverisjes vendore së bashku me ambiciet e mandatit të ri për bashkitë”, tha Rama.

Kryeministri Rama mori pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Evropiane, që u zhvillua në Berlin, Gjermani.

Në kuadër të kësaj vizite Rama zhvilloi takime edhe me liderët e vendeve europiane, të ftuar në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane.

 

Farksion.com