Life StyleTë fundit

“Shihemi javës tjetër”; Dojna Mema i rikthehet ekranit: Kam një surprizë…

Dojna Mema dhe Vlashent Sata u bënë prindër rreth dy muaj më parë, teksa djali i tyre i parë erdhi në jetë.

Moderatorja është shpesh herë aktive në rrjetet sociale duke ndarë pjesë nga jeta e saj.

Në një bisedë me ndjekësit, ku natyrisht nuk kanë munguar pyetjet rreth rikthimit të saj, Dojna ka zbuluar se nuk do të vonohet, madje do të rikthehet shumë më shpejt.

“Kam një surprizë, do shihemi javës tjetër, se ku do jua them javës tjetër”, ka thënë Dojna.

Ende nuk ka zbuluar asgjë se ku dhe në cilin program do të jetë. Eksperienca e saj e fundit ishte Big Brother Fun Club, për 4 muaj me radhë.

 

Fraksion.com