“Rama i futi thikën pas shpine Kosovës”, Berisha: Turpëroi shqiptarët në Asamblenë e KiE-së. Në mision kundër kombit!
Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat tha se kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në asamblenë e KiE, përdori fyerje e sharje.
“Edi Rama në Strasburg me fjalën e tij tërkuzzë, dyfishin e kohës së lejuar të cilën sot mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, me këtë qëndrim grotesk, detyroi komitetin presidencialet të asamblesë parlamentare të këshillit të Europës, krahas fyerjeve sharjeve ndaj Asamblesë të bojkotojnë zyrtarisht darkës, pavarësisht se aty ishte kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s. Ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë 73-vjeçare të këtij institucioni. Ndodhi për herë të parë me kryeministrin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Shqipëria nuk ka njohur kurrë një turpërim të tillë. Rama në Strasburg shpalli aktin madhor të tradhtisë kombëtare pas Enver Hoxhës”, tha Berisha.
Fraksion.com