AktualitetTë fundit

Nga vjedhja te dhuna në familje, vihen në pranga 6 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona, nga të cilët 4 prej tyre të dënuar nga gjykata.

Policia ka arrestuar në flagrancë D. G., 43 vjeç, banues në Zall Herr, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Ndërkohë në efektivë të Komisariatit nr 6 kanë ndaluar shtetasin Elton Lika, 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sakaq specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasit: Mariglen Çunaj (Cunaj), 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;  Kleanthi Abrashi, 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit D. D., 29 vjeç, banues në Kodër Kamzë dhe B. H., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Fraksion.com