“Kemi dërguar mbi 12 shkresa”, kreu i Shoqatës së Invalidëve në protestë: Facebook-un e përdorin shumë mirë, por ne s’na kthejnë përgjigje
Kreu i Shoqatës së Invalidëve, Abdulla Omuri, në protestën e sotme të zhvilluar para Ministrisë së Financave, u shpreh se kanë mbetur pa asnjë mbështetje nga qeveria. Ai theksoi se Ministrisë së Financave i janë dërguar mbi 12 shkresa, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“MF nuk pranoi asnjëherë sugjerimet tona. Ne që kemi punuar në miniera askush nuk e mendon se çfarë kemi hequr. Ne kemi dërguar mbi 12 shkresa dhe e fundit ka qenë më datë 12 shtator, akoma asnjë përgjigje, pse? Me ju thanë se nuk dinë të shkruajnë, jo sepse “Facebook” e përdorin bukur, por nuk duan.
Pensionet e pleqërisë janë më të mëdha se pensionet e invaliditetit, përse. Këto të MF si nuk u vjen pa zor, ju e keni parë që MF rimburson kompani për të kryer shërbime dhe që këto shërbime nuk i kryen.
A ju vjen pak zor, të rimburson çimento, po ne që kemi kontribuar një jetë të tërë”, tha ai.
Fraksion.com