“Kam vrarë mamin hajdeni”: Djali vret nënën e tij dhe telefonon policinë
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në itali ku një 48-vjeçar ka vrarë nënën e tij 85-vjeçare dhe më pas ka telefonuar karabinierët.
Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi të vogël ku jetonin nënë e bir.
Burri, i njohur për problemet e varësisë, u dërgua fillimisht në spital dhe më pas në kazermë: për të sqaruar nëse ka tentuar vetëvrasjen pasi ka shkaktuar vdekjen e nënës së tij. Mësohet se e moshuara u rrah për vdekje ndërsa shkak mendohet të ketë qenë një zënkë.
“Kam vrarë mamin hajdeni”, kështu u tha 48-vjeçari rreth mesnatës, karabinierëve pasi kreu krimin makabër.
Fraksion.com