“Jam kosovar”, Berisha: Rama po dëmton deri në palcë Thaçin, dhe ish-drejtuesit e UÇK në Hagë, s’kanë nevojë për mbrojtje politike
Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama po dëmton akoma më shumë pozicionin e Hashim Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së, që janë në burg në Hagë.
Berisha tha sot në një konferencë për mediat se këta personazhe nuk kanë nevojë për mbrojtje politike.
“Shërbimi më i keq që mund të bëhet zotërinjve Hashim Thaçi, Krasniqi, Selimit dhe Fatmir Limajt, është fushata e çmendur e Ramës. Gjoja po i ndihmoj, por i dëmton palcërisht. Kjo me të gjitha. Sidomos fjala e tij në asamblenë parlamentare është interpretuar si presion politik. Gjë të cilën e hedhin poshtë me neveri në Europë. Nëse do t’i ndihmojë ata, të caktojë një fond qeveritarë, të marr një avokatin më të mirë të botës, dhe ti caktojë dhe s’ka gjë të keqe. Ai është njeri me interesa të mëdha politike. Po përkeqëson gjendjen e tyre në Hagë. Unë jam kosovar. S’mund të akuzohem unë se po përdor Kosovën. Edi Rama po bën interesin e tij. Kosova ishte në prag të anëtarësimit. Edi Rama kishte disa mënyra efiçente që të ndikonte në mënyrë pozitive. Të lobonte te 5 vendet që ta njohin. Çfarë lobimi po bën Rama për UNESCO? Zero! Rama shkoi atje për të zgjuar reaksion dhe uroj që mos të ndikojë në votat, sepse zonja Bugajovski bëri figurë të mirë. I dhanë fjalën në seancën plenare dhe zgjoi simpati e mbështetje. Ku shkoi si kamxhik. Si Enver Hoxha në Moskë. Një njeri skizoid që turpëroi shqiptarët, kombin dhe Shqipërinë. Unë spo e përdor. ai po përdor gjyqin e Hagës i damkosur si vasal i Vuçiç. Po bëhet si patriot, por s’ka nevojë për mbrojtje politike. Nëse ai donte t’i ndihmonte ata, i ndihmonte më tepër me një rezolutë për Shqipërinë që të hidhej poshtë akuza për transpalante organesh në Fushë-Krujë dhe Mat. Kjo është si të hedhësh valle në kurriz të atyre që janë në Hagë, këtë po bën Rama, është Makbeth, është makbethiane. Kjo tregon se ai po kërkon të bëjë presion mbi gjykatën.
Nëse do të ndihmojë ka komision e këshill sigurimi. Ajo gjykatë nuk respekton standardet. Ka shumë mënyrë për të ndihmuar, por jo me fjalime. Me këto gjata thotë, ky kërkon të pengojë hetimin. Folklori politik nuk ndihmon. Ndaloni fushatën e tij politike se është e dëmshme. Fushata e tij mund të na rrokullisë edhe më shumë. Opozita nuk e humb kurrë fokusin si gardiane e sigurisë kombëtare. Rama në Strasburg me retorikën e tij pseudopatriotike shkelmoi interesin kombëtar, foli për 2 kombe shqiptare ashtu siç flasin në Beograd dhe bëri një figurë që detyroi komitetin presidencial të bojkotonte darkën e tij sikur të ishte Lukashenko.”, tha Berisha.
Fraksion.com