Irani ka hyrë në një kapitull të ri
Me vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini katër javë më parë, Irani hyri në një kapitull të ri. Një kapitull protestash, grevash dhe aktivizmi.
Për herë të parë në më shumë se një dekadë, shumë iranianë brenda dhe jashtë vendit kanë bashkuar forcat për të shprehur kërkimin e tyre për liri.
Për habinë e shumë vëzhguesve, megjithë shtypjen e dhunshme të protestave, vdekjen e më shumë se 200 personave dhe arrestimin e mijëra njerëzve, protestat kanë vazhduar dhe ato janë kthyer në atë që disa vëzhgues po e quajnë kryengritje.
Gazetarët e huaj dhe të pavarur nuk lejohen brenda vendit, gjë që e bën edhe më të vështirë raportimin e ngjarjeve.
Por videot që po publikohen nga dhjetëra qytete tregojnë se ky është tashmë një nga kërcënimet më serioze ndaj ekzistencës së Republikës Islamike.
Shumë dëshmitarë thonë se forcat e sigurisë duken të lodhura. Disa analistë thonë se nëse protestat vazhdojnë me të njëjtin intensitet, qeveria do ta ketë gjithnjë e më të vështirë që t’i shtypë ato.
Fraksion.com