I riu shqiptar vdes tragjikisht në një aksident në Itali. 23 vjeçari ishte në makinë me 3 shokë
Një i ri 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor të ndodhur në Corciano në Itali.
Nga hetimet paraprake bëhet me dije se i riu ishte si pasagjer, në një Alfa Romeo në shoqërinë e tre miqve. Shoferi ka humbur kontrollin e makinës, ndoshta për shkak të shpejtësisë së madhe. Automjeti është përplasur me dhunë me barrierat mbrojtëse.
Në vendngjarje për ekipet e shpëtimit 118, zjarrfikësit dhe karabinierët. Forcat ushtarake kanë kryer anketat për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit fatal.
Fraksion.com