AktualitetPolitikëTë fundit

“Më sulmoi në Asamble”, përfaqësuesja e Greqisë pas përplasjes me Ramën: Fjalimi i tij fyes e provokues, krerët politikë refuzuan…

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në Asamblenë e Këshillt të Europës shkaktoi reagime të shumta, ku disa e kritikuan dhe disa të tjerë e lavdëruan. Në një moment Rama u përplas me përfaqësuesen e Greqisë Nina Kasimati e cila e pyeti në lidhje me marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë.

Kjo e fundit ka bërë një reagim në Facebook, ku thotë se fjalimi i kryeministrit shqiptar ishte fyes dhe provokues, duke shtuar se u sulmua nga shefi i qeverisë shqiptare i cili e thirri në sallë “zonja e Greqisë”.

Kasimati, deputete e partisë Syriza, sqaron më tej se nisur nga fjalimi i tij, të gjithë krerët e grupimeve të partive politike vendosën njëzëri që të refuzojnë darkën formale të Ramës.

“Pak kohë më parë kryeministri shqiptar Edi Rama më sulmoi verbalisht para seancës plenare të Këshillit të Europës, sepse si njeri i zakonshëm. nje perfaqesues i partise se majte europiane ne asamble e pyeta zyrtarisht se si po ecen kursi i aderimit te shqiperise ne BE. H. E. me marrëdhënien strategjike që vazhdimisht po thellohet me Turqinë shtetndërtuese, duke pasur parasysh mbështetjen që vendi ballkanik merr nga vendet e zonës që respektojnë të drejtën e fituar europiane dhe ndërkombëtare, por mbeten agresive prodhuar në Turqi.

Përgjigja fyese e z. Rama “ndaj zonjës” “greke” krahas një himni politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij i përgjithshëm provokues, i paprecedentë në Strasburg, provokoi reagimin e krerëve të të gjitha grupimeve politike, të cilët dhe ata vendosin njëzëri në një shfaqje pa ngopje për të mos marrë pjesë në darkën formale që kryeministri shqiptar do të prezantojë këtu sonte”,  shkruante dje Kasimati.

 

Fraksion.com