AktualitetPolitikëTë fundit

Interpelanca për mbylljen e kolegjit, Zhupa: “Mehmet Akif Ersoy”, kushte më shumë se çdo shkollë publike

Deputetja demokrate Ina Zhupa zhvilloi një interpelancë me ministren e Arsimit, Evis Kushi në Kuvend, ku i kërkoi arsyet se përse u mbyll kolegji privat “Mehmet Akif Ersoy”.

Sipas Zhupa, arsyetimi i Ministrisë së Arsimit, se shkolla nuk plotësonte standardet për zhvillimin e procesit arsimor, është i pavend, pasi në shumë shkolla publike në vendin tonë, mësimi zhvillohet në mungesë të kushteve bazë. “Nxënësit diskutojnë se kush do i marrë drurë nga shtëpia, e bëjnë me radhë, se ngrohen në kushte primitive”, tha ajo.

Kushi, në fjalën e saj, tha se mbyllja e kolegjit ishte e drejtë, ndërsa shpjegoi se nxënësit tashmë janë zhvendosur dhe po kryejnë mësim.

Gjykata e ka thënë fjalën e parë, duke i dhënë të drejtë Ministrisë së Arsimit për mbylljen e këtyre institucioneve.

Të gjithë nxënësit janë sistemuar në shkollat dhe kopshtet e tjera dhe po vijojnë procesin arsimor. Në lidhje me arsyet ligjore të vendimit, shkolla ‘Mehmet Akif Ersoy’, ka pasur disa shkelje:

Ka ndryshuar vendndodhjen pa marrë miratimin nga Ministria e Arsimit. Ky institucion arsimor i ka dërguar dy shkresa Ministrisë së Arsimit, por MASH nuk i ka miratuar për shkak se pas kontrolleve, ka konstatuar probleme me kushtet higjeno-sanitare, ndriçimin, palestrën. E njëjta gjë dhe me kopshtin që u mbyll”, u shpreh Kushi në fjalën e saj në Kuvend.

Vetë nxënësit e shkollës private “Mehmet Akif Ersoy” kanë dalë disa herë në protestë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë që vendosi mbylljen e këtij institucioni arsimor, me arsyetimin se ka identifikuar një sërë shkeljesh të legjislacionit në fuqi.

Sipas përfaqësuesve të institucionit ky veprim është i padrejtë, pasi shkolla prej dy dekadash, që nga viti 2004 vepron me cilësi dhe standardet më modern, të cilat janë lehtësisht të verifikueshme nga kushdo.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com