Raporti i Dick Marty: Rama në KiE: Kush i pengoi akuzuesit e UÇK-së të kryenin hetime të thella?
Në fjalën e tij në KiE, Kryeministri Edi Rama u ka drejtuar të gjithë të pranishmëve një pyetje “kush i pengoi akuzuesit e UÇK-së të kryenin hetime të thella”?
“Të njëjtat institucione ndërkombëtare që i dhanë Kosovën të drejtën e lirisë, minuan vetë veprimet e tyre, vetë parimet e tyre dhe jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin e luftës së lirisë së Kosovës, por përmes veprimeve të tyre hamendësuar se kurrë nuk kishte pasur një të tillë. Këtu janë faktet. Më pak se një dekadë pas ndërhyrjes së NATO, Carla Del Ponte, ish kryeprokurore, botoi një libër kujtimesh ku pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e UCK, përfshi edhe trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditjeje në mbarë botën dhe kjo akuzë zuri faqet e para nga Europa në Australi, pavarësisht faktit, akuzat u mohuan kategorikisht në Kovë. Pyetja më misterioze ishte “Cfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme për të hetuar më tej”?. Hetimet kishin dalë me rezultate jo bindëse ne 2004, po si vazhduan të mbeteshin këto akuza? Pyetjet ishin kaq interesante që tërhoqën vëmendjen e njerëzve të Putin, e një njeri i tillë, Kostandin Kosacev, kreu i delegacionit Rus në Asamblenë e Këshillit të Europës, paraqiti një mocion, “trajtim çnjerëzor dhe trafikim i paligjshëm i organeve në Kosovë”, kështu e quajnë pushtuesit, Kosovo”, tha Rama.
Fraksion.com