Rama: Raporti i Dick Marty, fake news-i më i madh i shpërndarë ndonjëherë!
Në fjalën e tij nga Strasburgu në KiE , kryeministri Rama tha se raporti i Dick Marty është ‘fake news’ më i madh i shpërndarë ndonjëherë.
“Raporti përmendte me emër drejtues të lartë të UÇK dhe i akuzonte për krime të tmerrshme, përfshirë edhe trafikim organesh. Ai raport nuk provoi asnjë nga akuzat. Edhe delegacioni shqiptar i atëhershëm nuk e pengoi këtë, edhe pse nuk pati asnjë gjë pro nga ato që autorët e raportit pretendonin.
Unë jam këtu sot jo sepse ne nuk e dinim që ky është lajmi më i tmerrshëm i shpërndare ndonjëherë, i shpërndarë këtë herë nga Këshilli i Evropës por pritëm me durim për të parë akuzën zyrtare.
Janë pretendimet tërësisht të pavërtetuara të një ish kryeprokurore në kërkim të shitjeve të mëdha të librit të saj çoi në një mocion e më pas në një raport që më pas i shndërrua në një rezolutë të kësaj Asambleje parlamentare që çoi më pas në krijimin e prokurorisë speciale që kërkon të dënojë drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare”, tha Rama.
Fraksion.com