Rama: Ne duam që Ballkanin ta shndërrojmë në model bashkëjetese, jo më peng i së kaluarës
Ballkani të bëhet model i bashkëjetesës paqësore dhe jo të mbetet peng i së shkuarës. Kështu tha Rama pak më parë në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Besimi në institucionet ndërkombëtare duhet vënë në vend. Është në momente të tilla që shtet e vogla nuk duhen braktisur në mënyrë që shtet e mëdha të mos rrezikohen. Demokracia është gjithnjë një proces në ndërtim dhe jo një ndërtesë e ndërtuar, asgjë nuk është një argument final dhe e pakthyeshme. Ne duam të shohim Ballkanin si një model bashkëjetese paqësore, jo më peng i së shkuarës por ndërtues të së ardhmes. Megjithatë mënyra se si i qasemi të shkuarës është shumë e rëndësishme”, tha Rama.
Fraksion.com