Rama: Millosheviçi si Putin sot solli vdekjen! Perëndimorët vunë drejtësinë në vend
Në fjalën e tij në Këshillin e Evropës kryeministri Rama tha se Kosova, ashtu si Ukraina sot, në vitet e luftës u vu përballë një makinerie lufte, që nuk mund të anashkalohej nga komuniteti ndërkombëtar që vendosi drejtësinë.
“Kosova dhe Ukraina janë 2 kombe që duan të jetojnë të lirë, të ndjekur nga demonë të së shkuarës. Dhe ka 2 tiranë të dështuar, një i vdekur dhe një që luan me vdekjen. Të gjithë ju kujtohet ndikimi shkatërrues i shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Të gjithë ve ju kujtohet se si dekada tensione brenda një rajoni të ndarë kulmoi me lindjen e 7 republikave të pavarura. Të gjithëve ju kujtohet procesi i vështirë i vendosjes së paqes. Unë dua të përqendrohem te kapitulli i fundit, konflikti humanitar në Kosovë. Dekada represioni. Një aksion i qëllimtë barbar i kryer nga Sllobodan Milloshevicci. Rreth 20 mijë gra përdhunuan. Këto janë të dhëna zyrtare nga ndërkombëtare. Ndërkohë mijëra janë të zhdukur, të gjallët kërkojnë njerëzit e tyreë, të vdekurit ende nuk e kanë gjetur paqen e varrit. Britma e dëshpërimit të Kosovës nuk mund të shpërfillej më dhe bota demokratike u vë në lëvizje e vendosur. Ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s njohu luftën e UÇK që solli pavarësinë pak më pas. Drejtësia u vendos”.
Fraksion.com