AktualitetPolitikëTë fundit

Rama, apel KiE-së: Pranoni Kosovën si anëtare me të drejta të plota

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje sot Këshillit të Europës të pranojë Kosovën si anëtare me të drejta të barabarta.

“Kosova ka paraqitur kërkesën për t’u bashkuar me KiE, për t’u bërë anëtare saj. Është afërmendsh që Shqipëria e mbështet këtë kërkesë pa rezerva. Ju bëjmë thirrje që dhe ju të bëni të njëjtën gjë. Është afërmendsh që Serbia duhet ta njohë Kosovën. Pranimi i Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta në KiE nuk duhet të kërkojë më kohë, thjesht bëjeni, bëjeni tani dhe bëjeni për të gjithë ne, për Europën, jo për Kosovën”, tha Rama.

“Bëjeni për Europën që përballet së bashku në një luftë të shëmtuar. Nëse doni një opinion të dytë, dëgjoni ukrainasit që nuk e kanë njohur Kosovën. Pyetini çfarë mendojnë tani”, tha Rama.

Rama tha se “me pranimin e Kosovës në këtë familje të madhe tonën do të kontribuojmë për paqe në rajon, do të konsolidojmë të drejtat e njeriut dhe pakicave në Kosovë, do të mbështesim ndërtimin e reformës në drejtësi dhe ndërtimin e institucioneve në demokracinë më të re të Europës”.

“Do të ndihmojmë shoqërinë kosovare të mbajë qeverinë nën kontroll. Nuk kam aspak dyshim që Kosova do të vazhdojë të shënojë përparime në të gjitha këto fronte”, tha ai.

 

Fraksion.com