AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Aktakuza ndaj Thaçit, fantazi e pastër

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës se “aktakuza e ngritur ndaj Hashim Thaçit për çështjen e trafikimit të organeve njerëzore është një fantazi e pastër”.

“Jam këtu për të vënë në diskutim burimin, vetë burimin e infektuar, të neveritshëm, që krijoi gjithë këtë valë dhe jam këtu të diskutoj faktin që në aktakuzën zyrtare që u paraqit një vit pasi ky njeri, dhe jo një njeri i thjeshtë, por një president në detyrë, u mbajt në burgim nuk ka as edhe një fjalë të vetme, as edhe një, që përmend në mënyrë të qartë apo të nënkuptuar çështjen e trafikimit të organeve njerëzore. Është një çështje që nuk ekziston dhe kjo është arsyeja pse jam këtu sot dhe është arsyeja pse nuk isha një vit më parë, apo vitin para tij. Sepse kemi pritur me durim të shohim nëse do të dilte diçka, edhe pse e dinim që asnjë gjë nuk mund të dilte, është një fantazi e pastër, e mirëfabrikuar në Kremlin dhe në mënyrë shumë inteligjente e kontrabanduar në kanalet e politikës ndërkombëtare dhe e sjellë këtu në tempullin e të drejtave të njeriut”, tha Rama.

 

Farksion.com