AktualitetBota+Të fundit

Musk e mohon se ka biseduar me Putinin për armët bërthamore dhe Ukrainën

Miliarderi i Tesla-s, Elon Musk, i ka mohuar raportimet se ai ka biseduar drejtpërdrejt me presidentin rus, Vladimir Putinin, për armët bërthamore dhe për një “marrëveshje paqeje”, prej të cilës thuhet se Ukraina do t’i jepte territor Rusisë.

Pretendimet fillimisht erdhën nga Ian Bremmer, presidenti i kompanisë konsulente “Eurasia Group” në gazetën e tij.

Bremmer shkroi edhe në Twitter: “Elon Musk më tha se kishte folur me Putinin dhe Kremlinin drejtpërdrejt për Ukrainën. Ai gjithashtu më tha se cilat ishin vijat e kuqe të Kremlinit”.

Ai ka deklaruar se ai ka shkruar gazetën e tij javore për 24 vjet “pa frikë apo favor” dhe se ai e admiron Musk si një sipërmarrës,  sipas tij, “ai nuk është një ekspert gjeopolitike”.

Musk ka deklaruar se ai me Putinin kishtë biseduar para 18 muajve dhe për hapësirën.

“Askush mos i besonit Bremmerit”,ka thënë Musk në Twitter, shkruan Euronews, transmeton KlanKosova.tv.

 

Fraksion.com