Aktualitet

Dyshohet se po përgatiste sulme terroriste në Shqipëri, SPAK jep pretencën për iranianin

SPAK kërkon 15 vite burg për Bijan Pooladrag, iranianin që dyshohet për sulme terroriste në vendin tonë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit dhe SPAK kërkoi 10 vite burg në përfundim. Në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të masave të sigurisë dhe pas sulmeve kibernetike shtetasi iranian ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ishte larguar nga kampi MEK për të vazhduar jetën e tij.

Ai akuzohet për veprat penale “Vepra me qëllime Terroriste”, “Organizata Terroriste”, “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Kujtojmë këtu se Pooladrag është ndaluar nga policia shqiptare pasi dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të përgjuar muxhahedinët në Manzë.

 

Fraksion.com