Berisha takim në Vaun e Dejës: Bujqësia, e harruar nga qeveria
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal sot në Vaun e Dejës, ku u takua me mbështetës të tij.
”Ne takohemi sot në një moment të vështirë, në një moment që do të thosha, dramatik për vendin. Para syve tanë, Shqipëria çdo ditë pakësohet. Isha në jug dhe gjeta aty një shpopullim të frikshëm dhe të pabesueshme dhe një ndjenjë dëshpërimi, dhembshurie nga ky shpopullim. Po kjo nuk është vetëm në jug, por kudo, në Bushat, Vaun e Dejës, Shkodër, Tropojë, Kukës dhe kudo”, iu drejtua ai qytetarëve.
Dhe kjo, vuri në dukje kreu i PD-së, ndodh në një kohë kur vend është i bekuar me pasuri natyrore.
“Pasuritë tona përrallore janë. Janë shndërruar në një mallkim për ne. Prodhimet tuaja në vend që të marrin vlerë në treg kur ata janë të shumta, në vend që të marrin vlerë në treg, ngelin pa shitur. Sepse fermeri nuk ka asnjë mbështetje. Në Shqipëri jepen 9 milionë euro për bujqësinë, dhe ato 9 milionë i marrin patronazhistët. Kjo ka sjellë që nga viti 2018 e deri më sot, të ketë lopë, të imta, 670 mijë më pak. Atëherë fëmijët tuaj largohen, shkojnë e punojnë në fermë në Greqi, Itali, Kroaci apo Mal të Zi. Dhe kjo mbjell dëshpërim”, deklaroi Berisha.
Sipas tij, në 8 vite, në vend që të rriteshin subvencionet për çdo prodhim, në vend që pensionet të 2-3-fishoheshin, subvencionet u ulën në shkallë maksimale, ndërsa pensionet janë 30-40% më të ulëta, krahasuar me çmimet.
Fraksion.com