AktualitetBota+Të fundit

A do të ketë një takim Biden-Putin?

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se nuk kishte ndërmend të takohej me homologun e tij rus, Vladimir Putinin në samitin e G20-ës, por shtoi do të konsideronte një takim vetëm nëse presidenti rus dëshironte të fliste për shembull për lirimin e Brittney Griner, amerikane e burgosur nga Rusia.

“Varet nga ajo që ai dëshiron të diskutojë”, tha Biden për një përballje të mundshme me Putinin, muajin e ardhshëm në Indonezi.

”Nëse ai do të vinte tek unë në G20 dhe do të më thoshte se donte të fliste për Griner do ta takoja. Varet. Unë nuk do të negocioj dhe askush nuk është i gatshëm ta bëjë këtë, me Rusinë në Ukrainë, së cilës i ka marrë territore. Pra, do të varet nga mënyra se çfarë ai kërkon të diskutojë”, një Biden, në një intervistë për CNN.

Biden theksoi se negociatat për një zgjidhje për luftën në Ukrainë duhet të përfshijnë edhe Kievin.

“Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”, theksoi më pas presidenti amerikan, i cili kritikoi Putinin për aktet brutale dhe krimet e luftës.

“Putin i ka bërë gabim llogaritë me pushtimin duke menduar se do të pritej krahëhapur, do të ishte i mirëpritur”, shtoi Biden.

Pasi dha alarmin për një Armageddon, presidenti amerikan ka specifikuar se nuk beson se Putin do të përdorë armë bërthamore.

“Unë nuk mendoj se ai e do një gjë të tillë, por mendoj se është e papërgjegjshme që ai të flasë për këtë. Ajo që dua të them është se rezultati do të ishte i tmerrshëm”, vazhdoi Biden pa hyrë në detaje se cila mund të ishte kundërpërgjigjja amerikane.

”Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka zhvilluar në mënyrë proaktive plane emergjence në këtë drejtim”, shtoi ai.

Edhe për një vijë të kuqe të mundshme të SHBA-së dhe NATO-s, presidenti Biden ishte evaziv.

”Do të ishte e papërgjegjshme nga ana ime që të flasim për këtë”, tha ai duke deklaruar se Pentagonit as që duhet t’i kërkohet të përcaktojë planet e emergjencës.

Por, Rusia nuk ishte e vetmja çështje e politikës së jashtme për të cilën Biden është i shqetësuar.

Është edhe Arabia Saudite, së cilës ai i premton pasoja, pas shkurtimit të prodhimit të naftës nga OPEC+.

Në planin e politikës së brendshme, presidenti amerikan tha se ishte i sigurt se “mund ta mposhtte sërish Donald Trump”.

Biden pastaj u ndal në rastin e djalit të tij, Hunter, i cili mund të akuzohet nga autoritetet për krime që lidhen me organet tatimore dhe deklarime të rreme në lidhje me blerjen e një pistolete.

“Unë jam krenar për të”, theksoi presidenti amerikan.

Biden përmendi edhe ekonominë duke mor parashikuar recesion, por një rënie të lehtë të saj.

 

Fraksion.com