Presidenti Erdogan: Turqia është e “domosdoshme” për Evropën
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se zhvillimet ndërkombëtare vazhdojnë të tregojnë se sa kritike është Türkiye për Evropën.
“Faktikisht, çdo zhvillim në botë zbulon faktin se Türkiye është e domosdoshme për Bashkimin Evropian (BE) dhe rajonin evropian”, tha presidenti Erdoğan pas takimit të kabinetit në kryeqytetin Ankara.
Deklarata e presidentit Erdoğan vijnë pas vizitës së tij javën e kaluar në kryeqytetin Pragë të Çekisë, ku mori pjesë në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian për të përcjellë pikëpamjet, kontributet dhe vlerësimet e Türkiyes në sfidat me të cilat përballet Evropa në aspektin e paqes, sigurisë, energjisë, klimës dhe ekonomisë.
Presidenti turk njoftoi se në margjinat mbledhjes së Komunitetit Politik Evropian ai zhvilloi takime me disa liderë, përfshirë me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan.
Gjatë takimeve të tij në Pragë, Erdoğan tha se Türkiye dëshiron të zgjidhë problemet e Egjeut dhe Mesdheut brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar.
Erdoğan kërkoi nga BE-ja t’i bëjë thirrje Greqisë që të hyjë në dialog mbi baza dypalëshe në vend që të mbështesë iniciativat ilegale duke u maskuar si unitet ose solidaritet.
Ai po ashtu shtoi se udhëheqësit në samitin e Pragës vlerësuan rolin ndërmjetësues të Ankarasë midis Rusisë dhe Ukrainës./AA
Fraksion.com