AktualitetPolitikëTë fundit

“Po përpiqeni të frikësoni gjyqtarët e prokurorët”, ambasadorja Yuri Kim: Po ndjekim me vëmendje të gjitha…

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nëpërmjet një mesazhi në Twitter është shprehur se janë në dijeni të përpjekjeve për të frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët.

Ambasadorja Kim shton se tashmë është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor, duke shtuar se SHBA mbështet fuqishëm reformën në drejtësi.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një reagim në Twitter shprehet:

Ne jemi të vetëdijshëm për më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve, me fjalë të tjera, për t’i tërhequr në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.

Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor.  Duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend.  Po i kushtojme vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi.

 

Fraksion.com