AktualitetBota+Të fundit

Kërcënimet bërthamore, Lavrov: Nuk ka nevojë që situata të mbinxehet artificialisht! Do përdoren vetëm nëse Rusia rrezikon asgjesimin

Moska kërkon që të mos fryhet artificialisht çështja e kërcënimit bërthamor. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov .

“Unë u bëj thirrje përmes jush të gjithë atyre që janë të interesuar për këtë situatë dhe temë dhe po përpiqen ta mbulojnë atë në hapësirën publike. Nuk ka nevojë të mbinxehet artificialisht,” tha ministri.

Lavrov gjithashtu këshilloi analistët dhe politologët që të jenë sa më të përgjegjshëm në deklaratat e tyre publike dhe të mos bëjnë “lojëra të tilla”, duke ndezur retorikën.

Në përputhje me përdorimin e armëve bërthamore, Moska planifikon masa hakmarrëse vetëm për të parandaluar asgjësimin e Rusisë. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov , siç raporton Tass.

 

Fraksion.com