AktualitetTë fundit

“Kemi pasur telefonata që mos të marrim pjesë në protesta, kreu i Sindikatës së pedagogëve: U qëndrojmë kërkesave tona! Do mbyllen universitetet nëse vijojnë me këtë politikë!

Në një komunikim për mediat kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi, u shpreh se vendimi për bojkotuar mësimin më 17 është ende në fuqi. Ai theksoi se asnjë pedagog nuk është kundër kërkesave dhe peticionit dhe se të premten në orën 11 do të jenë në një protestë.

‘Ne qëndorjmë  në kërkesat tona, gjatë kësaj jave ne do flasim për të ardhmen akademike.

Ne presim studentët në protest, kjo pasi 8% do merret nga universitet. A pranojnë studentët që nga tarifa e tyre të përdoret për të paguar pedagogët. Ne duam që studentët me tarifat e tyre t kenë të mira në universitetet e tyre, të kenë bibloteka etj.

Po mbyllen degë, po ne do mbyllim dhe universitetet nëse vazdon me këtë lloj politike. Ne kemi kërkuar 30 % këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm si parakusht. Më datë 14 do marrim një vendim, ne këtë lëvizje e kemi me studentët dhe për studentët, që të kemi një arsim të lartë cilësor. Mund të negocijojmë kohën këtë vit, 30 % ka qenë negocimi, se ne e kishim 50 % e ndamë. S’është shumë, është thjesht 15 mln euro, ne po ndërtojmë rrugë me 21 mln euro. Qeveria ka mundësi të investojë.’- tha Kovaçi.

Për punonjësen e sindikatës, u shpreh se të gjithë universitetet janë në të njëjtën linjë për të kërkuar të drejtat e tyre.

‘Të gjithë kolegët tanë sigurisht jo vetëm nga Drejtësia janë pro të gjitha pikave të peticionit. Megjithatë unë i mirëkuptoj edhe nëse ata nuk e kanë firmosur, se mund të marrin kërcënime apo shantazhe por ne kemi një mvështetje verbale nga ata.

Ka patur deri tani telefonata që mos të marrim pjesë nëpër protesta po ne këot nuk i vëmë re.’- tha pedagogia.

  • Kërkesat e pedagogëve
  • -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
  • -Rritja e financimit për kërkimin shkencor
  • -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
  • -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
  • -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
  • -Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
  • -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
  • -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
  • -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

 

Fraksion.com