Izraeli afër marrëveshjes “historike” me Libanin
Izraeli tha se është arritjes së marrëveshjes “historike” me Libanin, për të zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare në ujërat e pasur me gaz në Mesdhe, pasi një draft-propozim i hartuar nga Shtetet e Bashkuara, plotësoi “kërkesat” izraelite”.
Izraeli kishte mirëpritur një draft fillestar të paraqitur nga i dërguari amerikan Amos Hoxhstein, që ka për qëllim të zhbllokonte prodhimin e gazit në të dy shtetet, duke zgjidhur pretendimet mbi fushat e gazit.
Por, Izraeli javën e kaluar tha se do të kundërshtonte ndryshimet në këtë draft, që po i kërkonte Libani.
Negociatat vazhduan në ditët e fundit dhe Izraeli tha më 11 tetor se propozimi i fundit i Hochstein ka bërë që arritja e marrëveshjes të jetë afër.
“Të gjitha kërkesat tona janë plotësuar, ndryshimet që ne kemi kërkuar janë bërë”, tha përmes një deklarate këshilltari për siguri kombëtare i Izraelit, njëherësh kryenegociatori në këto bisedime, Eyal Hulata.
“Ne kemi mbrojtur interesat e sigurisë së Izraelit dhe jemi drejt arritjes së një marrëveshjeje historike”, shtoi ai.
Libani dhe Izraeli nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe kufiri i tyre tokësor patrullohet nga Kombet e Bashkuara. Të dyja shtetet, teknikisht ende janë në luftë.
Izraeli dhe Libani rinisën negociatat për kufirin detar në vitin 2020, por bisedimet kanë hasur në ngecje të vazhdueshme.
Izraeli tha se është i përkushtuar që të eksportojë më shumë gaz në Evropë për të ndihmuar në zëvendësimin e furnizimeve ruse, pas pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës./rel
Fraksion.com