AktualitetTë fundit

Hakerat iranianë thonë se kanë vjedhur sistemin “Deep Sea” nga policia

E gjitha mund të jetë edhe një bllof, por hakerat që sulmuan sistemin kibernetik thonë se kanë në dorë të dhëna edhe  nga sistemi “Deep Sea” që përdor policia shqiptare.

Në një njoftim të fundit në platformën e komunikimit Telegram, ata shprehen: “Është hapur Kutia e Pandorës, qeveritë arrogante vazhdojnë dëshpërimisht të mohojnë të vërtetën.”

Formati “Deep Sea”, përfshin çdo informacion të mundshëm për çdo person me një të kaluar kriminale.

AI përfshin informacionin e kaluar, vendndodhjen aktuale dhe kontaktet, raportet detajuese të përgatitura nga agjentët e policisë, gjithashtu informacione për këta agjentë policie.

Rreth 100.000 emra janë në sistem, informacionet e pasaportave dhe detajet për udhëtimet, të tëra janë të bashkangjitura. Në të përfshihen më shumë se 20 databaza.

 

Fraksion.com