Lleshaj: Irani ka tentuar ta sulmojë Shqipërinë edhe fizikisht
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pas një shkëputje është “rikthyer” për të folur për sulmet kibernetike dhe kërcënimin që vendi ynë ka nga hakerat e huaj.
Në fjalën e tij ndër të tjera Lleshaj deklaroi se Irani ka tentuar ta sulmojë Shqipërinë edhe fizikisht, por pasi ka parë se nuk e ka arritur këtë, atëhere vendosi qe ta bëjë atë kibernetikisht.
“Nuk mund të themi që kemi patur indicie, në këtë fushë për arsye se këtu zhvillimet ndodhin në periudha të shkurta kohe dhe unë po bëj dy vite që jam shkëputur.
Por tema e Iranit ka qenë dhe mbetet një temë e prokupimit tonë në fushë e sigurisë për aq kohë sa ne kemi strehuar një pjesë të opozitës së tyre. Janë marrë se Irani ka tentuar edhe në domenin fizik. Dhe si duket pamundësia për të goditur fizikisht i ka bërë ata që të kërkojën rrugë të tjera për të realizuar të njëjtin qëllim por përmes sulmeve kibernetike”, tha Lleshaj në emisionin “ZonaZero”.
Ndërkohë ditën e djeshme, hakerat e ‘Homeland Justice’ kanë deklaruar se kanë në dorë një databazë me të dhënat sekrete të Policisë së Shtetit “Deep Sea” që përmban informacione për 100 mijë individë të ndryshëm të regjistruar në këtë sistem.
Mbrëmjen e djeshme ata kanë nxjerrë në shitje databazën në këmbim të 0.5 bitcoin duke bërë një njoftim në kanalet e tyre të komunikimit në telegram.
Në deklaratën e tyre thuhet se kjo databazë ka të dhëna për çdo person me histori kriminale duke përfshirë informacione specifike dhe kontakte aktuale të tyre.
Fraksion.com