Shoqërohet në polici Indrit Dokle: Lëvizte me një person që ishte në kërkim
Në orët e mbrëmjes është shoqëruar në ambientet e Policisë, Indrit Dokle.
Dyshohet se arsyeja e shoqërimit të tij ishte se kishte informacione se lëvizte me një person të shpallur në kërkim.
Indrit Dokle është shoqëruar nga policia ndërsa burimet bëjnë me dije se ai po mbahet ne Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Burime bëjnë me dije se në makinë ka qenë Fatjon Murati.
Fatjon Murati, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.
Në masakrën e Fushë-Krujës mbetën të vrarë, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Kujtojmë se Dokle ka qenë më parë i dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit, por është liruar dy vite më parë.
Indrit Dokle ka qenë drejtues i bandës së Durrësit, ndërsa është liruar nga burgu në janar të vitit 2020.
Dokle njihet për armiqësinë e tij me Ervis Martinaj, pasi ky i fundit ka qenë i gatshëm të paguajë 500 mijë euro për ekzekutimin e Dokles. Ky detaj ka dalë nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili i kishte marrë 100 mijë euro parapagesë Martinajt për të vrarë Doklen, por ky objektiv nuk u arrit kurrë.
Ndërkohë, më parë Dokle është marrë në pyetje edhe për zhdukjen e Ervis Martinaj, pasi babai i Martinaj kishte deklaruar në Polici se dyshonin se Dokle kishte gisht në zhdukjen e Martinaj.
Fatjon Murati ishte një nga personat që do duhet të merreshe në pyetje për masakrën e 3-fishtë në Fushë Krujë, ku mbetën të vrarë Brilant Martinajt, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.
Fraksion.com