Rama takim me kryetarin e bashkisë së Bergamos
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Bergamo, të Italisë në vigjilje të konventës së kulturës për pagëzimin e perimetrit Bergamo dhe Brescia, Kryeqytet Europian i Kulturës.
Gjatë kësaj vizite kryeministri Rama shoqërohet nga kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu dhe përfaqësues të tjerë të linjës.
Rama ndau mbrëmjen e së shtunës në rrjetet sociale një video, nga pritja që iu rezervua delegacionit shqiptar në bashkinë e Bergamos, ku u pritën nga Kryetari i Bashkisë Giorgio Gori.
“Bergamo, me Kryetarin e Bashkisë, Giorgio Gori”, shkruan Rama.
Fraksion.com