“Unë i thashë nuk e dua, u zumë për kupën”, Orgesa Zaimi zbulon se ç’ndodhi mes saj dhe Luiza Gegës në prapaskenë
Edhe pse fitoi kupën e mbrëmjes në “Dance With Me”, Luiza Gega vendosi që t’ia jepte Orgesa Zaimit. Mirëpo këngëtarja ka treguar së fundmi për programin “Rudina” se cfarë ndodhi në prapaskenë.
“Unë i thashë nuk e pranoj kupën, nuk dua, dhe u zumë kështu që jo merre ti, sikur po paguanim kafe. Nuk e dua, e meriton ti. Unë u mërzita shumë që Luiza u largua. Ne nuk e prisnim, sepse ishte surprizë për të gjithë ne, edhe për ne konkurrentët. Nuk na kishte thënë absolutisht. Unë u lidha shumë me Luizën, është një vajzë e shkëlqyer, jam shumë me fat që e kam njohur dhe shpresoj që kjo miqësi që nisi tani dhe të vazhdojë edhe në vazhdimësi”, tha ajo.
Më herët, Luiza ishte e ftuar në programin “Rudina”, ku u pyet nëse është e dashuruar.
Momente nga biseda në studio:
Rudina Magjistari: A është e dashuruar Luiza Gega në këto momente që flasim?
Luiza Gega: Shumë veta ma bëjnë këtë pyetje. Është shumë komplekse situata ime. Nuk di ç’përgjigje të jap, sinqerisht. Nuk është se kam një gjë për të treguar. Në momentin që do të kem, pse jo. Thjesht jam 100% e fokusuar te sporti që bëj dhe mundohem që… sepse më duket sikur koha ikën dhe atë nuk do ta kem më sepse sporti ka një limit moshe, patjetër që do vijë momenti që unë do tërhiqem dhe ndoshta nuk do të jetë shumë i largët. Pastaj dua t’i dedikoj… unë kam diçka në çdo gjë që bëj. Pa përkushtim, çfarëdolloj gjëje që mund të jetë, nuk i merr dot më të mirën, qoftë edhe kësaj pjesës së dashurisë. Do një përkushtim nga të dy palët sepse unë shpeshherë duhet të jem nëpër male, pra në Kenia, nuk bëj dot një jetë normale që mund të ketë nevojë një çift. Këtu e shikoj veten patjetër të paplotësuar, edhe tek pjesa e familjes sepse unë familjen e shoh shumë të rëndësishme kështu që në momentin që do jetë le të themi ajo lamtumira sportit, do ta shoh me ngut këtë pjesën.
Fraksion.com