AktualitetTë fundit

SPAK kërkon 12 vite burg për Hekuran Markun, ish-truprojën e Saimir Tahirit

SPAK ka kërkuar 12 vite burg për Hekuran Markun, ish-truprojën e Saimir Tahirit.

47-vjeçari i arrestuar në kuadër të operacionit “Shpirti” akuzohet për disa vepra penale.

Marku u arrestua nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Përveç tij, në hetim është edhe truproja tjetër, Agustin (Paul) Deda, i arrestuar në Francë. Deda ka kërkuar azil politik në Francë dhe kërkesa e tij po shqyrtohet nga autoritetet vendase, ndërsa Shqipëria kërkon që të ekstradohet.

Marku dhe Deda akuzohen se gjatë kohës që kanë shërbyer si truproja të ministrit Tahiri kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.

Para gjykatës, Marku nuk ka pranuar akuzat se është i përfshirë në trafikimin e rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.

 

Fraksion.com