Meta: Qeveria të bëjë më pak korrupsion dhe të rrisë pagat
Për Kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka një zgjidhje se si qeveria të rrisë pagat dhe mbështetjen sociale ndaj shqiptarëve në këtë kohë krize, dhe sipas tij është pikërisht ‘të vjedhje më pak’
“A ka korrupsion më gjigand sesa me rilindjen urbane, mbi 2 miliard euro. Shumë mirë që është hedhur gjithë ai beton në sheshin e Kolonjës, por sikur të ishin mbështetur më shumë ata fermerët. Sa mirë do ishte. Jo vetëm në Kolonjë, po kudo tjetër. Janë investime që nuk kanë ndihmuar as që qytetarët të rrinë në këto treva, as që të rrisin bizneset e tyre. Shumica janë investime fiktive Afera e Portit Durrësit, nga më kriminalet. Përveçse se shkatërron një nga asetet më të rëndësishme të vendit dhe që do ta çojë në duar të dyshimta. Paketa gjoja të mbështetjes sociale që nuk kalon as 50 mln euro për të gjithë shqiptarët në këto kohë krize të thellë, edhe për fajin e tyre.
Ndaj ne mbështesim plotësisht kërkesat e pedagogëve. Ata nuk po kërkojnë asgjë më shumë që në 2 vite të arrijnë atë standard që e kanë sot kolegët e tyre në Evropë. Para ka. Çfarë sakrifice duhet të bëjë qeveria? Të vjedhë më pak. Ndërsa ky bën diversion mes pedagogëve dhe studentëve”, tha Meta.
Fraksion.com