“Më lironi ose do flas”, akuza e Berishës: Alqi Bllakon e liruan se ua kërcëlliti dhëmbët Veliajt e Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se ish deputeti Alqi Bllako u lirua nga burgu pasi kërcënoi kryeministrin Edi Rama se do fliste për aferën e inceneratorëve.
“Dje liruan deputetin pasi ua kërcëlliti dhëmbët Erion Veliajt dhe Edi Ramës, më lironi ose do flas.
E nxorrën në shtëpi Bllakon. Bllako i cili me paratë tuaja i kishte lidhur një rrogë mujore 10-12 milionë të atit sikur të ishte ai shef ekzekutivi i ndonjë korporate të madhe. Ne nuk mund të tolerojmë, nuk mund të pranojmë rritjen e çmimit të naftës. Pse Kosova dhe Mali i Zi ta kenë më lirë naftën?”.
Fraksion.com