AktualitetPolitikëTë fundit

Evi Kokalari: Jam Kali i Trojës. Jam sjellë nëpërmjet Çim Pekës

Po thellohet lufta mes aktivistes shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari dhe Sali Berishës. Deri para disa javësh duket se na marrëdhënien e tyre kishte një “kimi” dhe “dashuri platonike” por duket se tashmë edhe amerikania e fundit i ka kthyer shpinën Berishës.

Pas sulmeve që bëri pak ditë më parë për garën në PD, Kokalari e ka kërcënuar Berishën.

Ajo e ka krahasuar veten me ‘Kalin e Trojës”, teka ka shtuar se në “Foltore” erdhi me ftesë të Shkëlzen Berishës. Kjo deklaratë është e fortë, pasi emri i djalit të ish-kryeministrit del në çdo skandal, njëri prej të cilëve u mësua dje nga goja e zonjës Kokalari, e cila pretendon se në Partinë Demorkatike dhe në “Foltore” u katapultua me ndihmën e Shkëlzen Berishës Megjithatë, ky i fundit nuk e ka për herë të parë që lakohet se është përfshirë në afera korruptive dhe kriminale. Dy madje ia ka përmendur edhe Ilir Metaj, sot aleati i Berishës, i cili kur ishte kryetar i Kuvendit, u vendos në qendër të sulmeve të ish-kryeministrit Berisha.

“Edhe diplomatët “top notch” i keni!! Po, po Kali i Trojës jam. Kali i Trojës së të djathtës Shqiptare. Jam Kali i Trojës i demokratëve të ndershëm që ju dhanë me shpirt për të mbrojtur dinjitetin e Sali Berishës. Ama, kur ju të gjithë talleni me dinjitetin tonë duke vjedhur pa pikë turpi votën, armiku jemi ne, jo ju!!!

Ju njerëz, as “damage control” nuk dini të bëni. Ndërkohë që po mundoheni të më etiketoni si të blerë dhe të shitur, akoma, asnjë nga ju nuk ka adresuar vjedhjet e garës së Forumit Rinor. Sepse gara është thelbi. Dhe z. Berisha, kujdes, se Kokalarët nuk janë Grekë. Patriotizmin dhe besnikërinë ndaj Shqipërisë kemi një shekull që e kemi vërtetuar. Ju as besnikërinë ndaj demokratëve nuk po e justifikoni dot. Oh, se harrova; nuk u vet ofrova. Me solli Shkëlzeni nëpërmjet Çim Pekës”, shkruan Kokalari./shqiptarja.com

 

Fraksion.com