AktualitetPolitikëTë fundit

“Ulsi je i përkohshëm, do ikësh para se të kujtohesh”, Majkos: PD s’ka marrë asnjë qindarkë ruse, dosjen e mbylli Rama

Kreu i PD Sali Berisha i është përgjigjur Pandeli Majkos gjatë fjalës në parlament për çështjen e financimit me paratë ruse.

Berisha deklaroi se PD nuk ka marrë asnjë qindarkë nga një vend që e konsideron armik, ndërsa tha se Basha do të hetohet për këtë akuzë.

Po ashtu ai tha se kryeministri Rama ka qenë në dijeni të kësaj çështje dhe ishte ai që e mbylli dosjen së bashku me Engjëll Agaçin.

“Opozita ecën e sigurt drejt fitores. Po po. Ulsi je i përkohshëm fare. Do ikësh para se të kujtohesh. Kurse sa i përket energjisë, do ju them; këta të cilët tatojnë biznesin me 225 lekë Kë, kisha e xhami, janë 230 mln dollarë, OSSH-së, të gjitha institucioneve. Këto 230 mln euro paguajnë kisha për ju, furra buke dhe më të varfrit. Ju ato para i përdorni për ahengje, udhëtime e lukse. Kjo është e vërteta. Lidhur me problemet që shtroi zoti Pandeli mund të them se në mënyrë absolute PD s’ka marrë asnjë qindarkë, dhe s’mund të marrë kurrë nga një vend që e ka pozicionuar dhe e ka quajtur armik të çështjes kombëtare shqiptare.

Është e vërtetë që ish-kreu i saj është akuzuar, për këtë është ngritur një komision që do hetojë. Mos harroni që dosjen e mbylli Rama dhe Agaçi. Mjafton të shikosh vendimin e mbylljes dhe shikon sa qesharakë janë, Rama e dinte që ishin para ruse. E bëri këtë për të mbajtur peng Bashën apo për dosjen Mezin, kjo mbetet për tu parë”, deklaroi Berisha nga foltorja.

 

Fraksion.com