AktualitetPolitikëTë fundit

“Tregohu aq burrë sa Spiropali, mos fol pasi ikën Berisha”, Manja i kthehet Spahos: Nuk je i duhuri për të gjykuar burrërinë time

Gjatë debatit në parlament deputeti i PD Edmond Spaho i është drejtuar ministrit Manja duke i thënë të “tregohet aq burrë sa Spiropali” dhe të mos flasë pas largimit të Berishës për të.

Po ashtu Spaho i kërkoi ministrit të Drejtësisë të nxjerrë emrat e kompanive dhe tenderave që denoncohen pasi e ka për detyrë.

Nga ana tjetër Manja iu kundërpërgjigj duke i thënë Spahos se nuk është i duhuri për të gjykuar burrërinë e tij, ndërsa i kërkoi të votonte ligjin për Autoritetin e Dosjeve, veprim të cilin e cilësoi si “shërbimin e fundit të tij ndaj kombit”.

Spaho:

Tregohu aq burrë sa Spiropali që të debatojë me Berishën sa është në sallë. Mos u ngri pasi ikën ai e bën debat. Jeni ministër i Drejtësisë, e keni për detyrë të nxirrni emrat e këtyre me tendera e kompani që thoni. Nxirrini një më një, po nuk i ke këtu i keni ju. Mos u mburr me zgjedhjet. Ti një, tërmeti 2, ai që është në burg 3, jeni kapur me zë e çfarë i bëni ju zgjedhjeve. Ka shkruar çdo vend se si ju i vidhni zgjedhjet.

Manja:

Nuk besoj se je i duhuri për të gjykuar burrërinë time. Voto ligjin për Autoritetin e Dosjeve dhe është shërbimi i fundit që i bën kombit ti”, u shpreh Manja.

 

Fraksion.com