AktualitetTë fundit

Skandali/ Llabani: Një kompani ruse te sistemi kibernetik i shtetit shqiptarë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetarja Anduena Llabani u shpreh se  të dhënat janë fshirë sistemet shqiptare dhe nuk mund të rikuperohen më.

Sipas saj, firma fundore për sistemin e shërbimeve të policisë së shtetit është ruse, por për këtë gjë nuk ka folur njeri.

Llabani: Të dhënat janë fshirë të gjitha nga sistemi. Janë shpëtuar materiale që kanë qenë në USB. Janë dosjet e zbulimit të autorëve që janë shumë sensitive, të paktën janë siguruar. Pjesa tjetër janë fshirë dhe nuk jep njeri llogari për to. Asgjë nuk rikuperohet më mbrapsht. Askush nuk i ka vënë në dijeni këta policë apo komisariate se do të vidhen këto materiale.

 

Fraksion.com