AktualitetTë fundit

Peleshi: Struktura për mbrojtjen kibernetike në FA, mundësi punësimi për të rinjtë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Pelsho deklaroi sot se Forcat e Armatosura po ngre strukturë ekselente për Mbrojtjen Kibernetike dhe kërkon specialistë që do kenë mundësi kualifikimi në qendrat e ekselencës së NATO-s

Në një potin në rrjetet sociale, Peleshi  shprehet se kjo është mundësi fantastike punësimi në fushën e mbrojtjes kibernetike

“Forcat e Armatosura po ngrenë një strukturë ekselente për Mbrojtjen Kibernetike dhe ftojnë më të mirët të bëhen pjesë e saj. Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike ofron 7 vende për specialistë, të cilët përveç pagës konkurruese do të trajtohen edhe me një bonus të veçantë mbi pagë që varion nga 400 deri në 1 milionë shtesë”, tha ai.

Po ashtu Peleshi theksoi se do të kenë mundësi kualifikimi në qendrat e ekselencës së NATO-s dhe akses në programet e Masterit për Siguri Kibernetike në Akademinë e FA etj. Kushtet dhe kriteret i gjeni në linqet e mëposhtme. Aplikimet mbyllen më 18 tetor 2022”.

 

Fraksion.com