Nga 1 nëntori s’ka më naftë ruse për Serbinë, Brnabiç e quan “ultimatum kroat”
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, vlerësoi se “vendosja e sanksioneve” nga BE ndaj Serbisë në sektorin energjetik, me “kërkesën dhe ultimatumin e qartë” të Kroacisë, do t’i shkaktojë drejtpërdrejt dëme qindra milionë eurove Serbisë dhe qytetarët e saj.
“Bashkimi Evropian i lejoi këto sanksione në dëm të jetës dhe standardeve të të gjithë qytetarëve të Serbisë, përfshirë anëtarët e pakicës kombëtare kroate. Kjo do të na kushtojë qindra miliona euro”, tha Brnabiç në Tv Happy.
Sipas mendimit të saj, Kroacia kërkoi sanksionet, “dhe është krenare për këtë”, sepse “Serbia po kërkon të ndëshkojë ata që janë përgjegjës për krimin pranë Bosanski Petrovac në gusht 1995, kur avionët kroatë vranë civilë, duke përfshirë fëmijë”.
“Në mjerimin e tyre, lidershipi kroat as që e fshehu se e bëri. Ky është një akt i hapur i armiqësisë së Kroacisë ndaj Serbisë”, tha Brnabiç.
Siç vahzodi të thotë ajo, për shkak të këtyre sanksioneve, nafta që vjen përmes Gazsjellësit Adriatik (JANAF), e cila, sipas saj, “është ndërtuar nga Serbia dhe qytetarët e saj në ish-Jugosllavi, me paratë e tyre, do të jetë së paku 20 për qind më e shtrenjtë”.
“Atë që ata mendonin se do t’i bënin Rusisë, na e bënë neve të mërkurën, sepse ne varemi nga tubacioni i naftës nga Kroacia”.
“E përdorin për shantazh politik dhe hakmarrje. Ata përdorin energjinë për luftë politike dhe hakmarrje. Kroacia dhe BE-ja e lejuan. Ata po përdorin energjinë për qëllime politike”, tha Brnabiç dhe shtoi se mezi pret që BE-ja ta shpjegojë.
Ajo ka vlerësuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në takimin e Bashkimit Politik Evropian në Pragë, ka argumente shumë të mira për të paraqitur “të gjithë turpin, turpin dhe hipokrizinë e tyre”./Express
Fraksion.com