AktualitetPolitikëTë fundit

Meta me ambasadorin rumun: Angazhim për integrimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta priti sot në një takim ambasadorin e Rumanisë në Tiranë, Octavian Șerban.

“Bashkëndamë vlerësimet për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve mike, partnere në NATO dhe organizmat euroatlantike, marrëdhënie të cilat duhen forcuar edhe më tepër, në interes të objektivave strategjike të përbashkëta”, informoi Meta.

Ai theksoi se Partia e Lirisë mbetet e dedikuar me angazhim madhor për realizimin sa më të shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe llogaridhënies.

 

Farksion.com