AktualitetPolitikëTë fundit

Majko i përgjigjet Berishës: Para se të merreni me patronazhistët e PS, shikoni patronazhistët e San Peterburgut. PD ka marrë para ruse

Ish kryeministri Pandeli Majko iu përgjigj kreut të PD-së, Sali Berisha lidhur me akuzën për patronazhistët e Partisë Socialiste.

Sipas Majkos, në vend që të merren me patronazhistët e PS-së, demokratë duhet të merren me akuzën për marrjen e parave ruse.

“A e aktivizon Shqipëria nenin 4 apo jo, është diskutim i hapur. Besoj se edhe Berisha ndan të njëjtin opinion që akti i Iranit është një akt terrorist. Berisha ka pasur të drejtë kur shumë kohë më parë i kërkonte qeverisë shqiptare të shkëpuste marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Sot nuk ka pse kërkon që qeveria të ketë një sjellje ndryshe. Në Shqipëri sot opozita po ripërsërit çështjen e patronazhistëve të PS-së. Unë jam dakord që opozita të ketë reflektime të natyrave të ndryshme lidhur me patronazhistët e PS. Para se të merreni me patronazhistët e PS është mirë të merreni me patronazhistët e San Peterburgut. Kjo është një çështje që ka prekur thellësisht disa parti në vende të BE-së dhe anëtare të NATO-s. E mirëkuptoj faktin që drejtuesit e PD që janë në godinë aktualisht po e auditojnë, por kjo më duket ende histori e debatit të brendshëm në PD. Ajo që duhet të trajtohet shumë seriozisht është fakti se Shqipërisë nëpërmjet një partie i është prekur siguria kombëtare”, tha Majko.

Sipas tij “Patronazhistët e San Peterburgut janë problemi real që duhet të diskutojmë sot. Ne jemi nën një akt terrorist nga irani, por problemin më të madh e kemi me tënjën që e kemi brenda radhëve tona. PD ka marrë para nga San Peterburgu. Ajo që ka ndodhur me PD-në dhe që ishte partia e studentëve ka marrë para ruse. Këto para nuk do ti gjeni ndonjëherë te PS. E kuptoj që po reflektoni. Ne si vende anëtare të NATO-s nuk mund ta kalojmë këtë me një komision auditi në PD. Kjo është më e thellë. Ka prekur statusin tuaj moral dhe juridik.

 

Fraksion.com