AktualitetPolitikëTë fundit

“I dashur Ilir…”, Metës i ‘kushton’ aleanca me Berishën, PES përjashton Partinë e Lirisë nga Kongresi

Partia e Lirisë është përjashtuar nga Kongresi i Partive Europiane Socialiste, për shkak të koalicionit dhe partneritetit me Sali Berishën, një njeri i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe.

“I dashur Ilir, Faleminderit për interesin tuaj në Kongresin e PES, që do të mbahet në Berlin në 14-15 tetor. Gjithsesi, si rezultat i vendimit dhe aleancës suaj të fundit politike, ne ju kërkojmë që të mos merrni pjesë në Kongres. Kongresi i PES pret prezantime nga parti progresiste për të shpërndarë vizionin e tyre për politikat Europiane që janë të bazuara në vlerat tona thelbësore, demokracia, liria, barazia, paqja dhe drejtësia. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Ju luten kini parasysh që nuk ishte një vendim i lehtë”, thuhet në mesazh.

Në përfundim të mandatit si President dhe rimarrjen e drejtimit të LSI, Meta ia ndryshoi emrin në Partia e Lirisë.

Pas këtij ndryshimi, Ilir Meta i pyetur nëse partia që drejton mbetet e majtë, ai nuk ka dhënë një përcaktim të qartë për vijnë ideologjike.

 

Fraksion.com