DW: Pa punëtorët e Ballkanit ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Kreu i zejtarisë gjermane, Hans Peter Wollseifer kërkon viza më të shpejta për punëtorët nga Ballkani. Pa ta nuk do të ngrihej asnjë ndërtesë betoni më në Gjermani.
Kritika për zyrat e të huajve
Wollseifer ka kritikuar autoritetet gjermane të dhënies së vizave për mënyrën e veprimit në dhënien e vizës për migrantët e punës. “Zyrat e të huajve veprojnë shumë shpesh si autoritete të mospranimit të të huajve. Por ato duhet të jenë qendra të mirëseardhjes. Këtë frymë për fat të keq e përjetojnë shumë pak zyra”, tha ai për gazetat gjermane të Mediengruppe Bayern në fundjavë. “Ne kemi nevojë për fuqi të huaj punëtore nga jashtë. Për fat të keq që nga hyrja në fuqi e ligjit të fuqisë së kualifikuar punëtore para tre vitesh vijnë më pak punëtorë se sa kishim menduar ne”, ka theksuar Wollseifer.Corona ka luajtur rol në trendin e ardhjes së punëtorëve nga jashtë, por ende nuk është lehtësuar sa duhet tregu i punës.
Fraksion.com