AktualitetPolitikëTë fundit

Çuçi: Kemi ulur numrin e vrasjeve me dashje, rritja e pagave për policinë me 15%

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi sot se numri i kriminalitetit në vend ka rënë krahasim me vitin më parë dhe për këtë flasin statistikat.

Gjatë interpelancë së kërkuar në Kuvend nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ministri Çuçi tha se vlerësimi duhet bërë në bazë të shifrave matematikore dhe jo në bazë të opinioneve.

Ai solli në vëmendje krahasimin mes kohës së qeverisë së Partisë Demokratike dhe sot. Ministri deklaroi se sot duhet t’i themi faleminderit policisë së shtetit për punën që ka bërë në parandalimin e ngjarjeve kriminale në vend.

“Në lidhje me interpelancën e kërkuar sot, por dhe komentet që keni bërë në parashtresën tuaj, nuk jam shumë komod ta filloj me disa statistika të ftohta që nuk flasin. Por duke qenë se publikut i ofrohet një alarm i qëllimshëm vazhdimisht, dhe i pabazuar në të dhanë konkrete. Do e filloj këtë me disa statistika. Le t’ia lëmë matematikës. Plagosjet e rënda i gjetëm 163 raste në 3023, dhe i ulën me 140 vitin që kalojnë.Vjedhjet me pasojë vdekjen i gjetëm 6 dhe o në vitin që kaloj.Vjedhjet me armë 96 dhe në 2021 vetëm 11 raste. Narkotikët meqë e përmendi shpesh, të gjithë indikatorët flasin qartë për zbulueshmërinë e këtyre rasteve. Jam lodhur për të gjetur statistika për 2013, por gjeta të 2006. I kemi çuar në 3168 në 2021. Numri i vrasjeve me dashje. Në 2006, ishin 87, 2011 me 1442 viktima. Në 2021 e kemi ulur me 61 numër vrasjes me 66 viktima.Këto janë statistika. Kemi dhe 8 mujorin tani që kemi 36 vrasje me dashje me 41 viktima. Në 2012 e gjetëm me 126 dhe tani e kemi 61, gati më shumë se përgjysmuar”, tha Çuçi.

Sa i përket operacionit Forca e Ligjit, ministri Çuçi theksoi se “konfiskimi i dhjetëra miliona eurove që rrjedhin nga aktiviteti kriminal është sukses, dhe jo dështim. Megjithatë, e kam thënë dhe e përsëris, se nisi si aksion, me qëllimin, vetëdijen dhe vizionin e plotë se do të shndërrohej në proces të vazhdueshëm, ashtu siç ndodhi. Policia e Shtetit është duke forcuar gjithnjë e më shumë hetimet financiare dhe luftën kundër pastrimit të parave. Në asnjë moment nuk është ulur vigjilenca ndaj gjurmimit dhe konfiskimit të pasurive kriminale të vendosura jashtë apo brenda vendit por përkundrazi, tashmë Policia e Shtetit ka konsoliduar praktikën e ngrirjes paraprake të pasurive si dhe të hetimeve paralele financiare për krimin e organizuar, hetime të cilat shoqërojnë sistematikisht procedimet penale që nga fillimi”.

Çështjet tjetër ishte emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

“Sa i takon çështjes së emigracionit, Ministria e Brendshme ka marrë masa të shumta si nga jashtë, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha vendet e destinacionit me të cilat shkëmbimi i informacionit është në nivelet më të larta historike, ashtu edhe nga brenda nëpërmjet forcimit të regjimit të kontrollit në kufi nga ana e Policisë Kufitare, zhvillimit të fushatave ndërgjegjësuese me kategorinë e personave në risk si dhe studimit dhe trajtimit të shkaqeve burimore të migracionit të parregullt.”, deklaroi ministri.

Një pikë tjetër ishte gjithashtu reformimi i Policisë Kriminale.

“Referimit të Policisë Kriminale, për të cilën ka nisur një proces i gjatë dhe kompleks, për identifikimin e pikave të forta dhe atyre të dobëta, për formën dhe mënyrën optimale të organizimit të saj si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor, për kompetencat që ajo duhet dhe do të ketë, për impaktin që kjo reformë pritet të ketë në kuadrin rregullator të saj si dhe  për formimin profesional dhe akademik të hetuesve të ardhshëm të Policisë së Shtetit.  E them pa hezitim se kjo reformë është nervi kryesor që përshkon çdo objektiv dhe nën-objektiv të Ministrisë së Brendshme, për çështjet që lidhen me kriminalitetin. Tkurrja e Policisë Kriminale në nivel qendror, fuqizimi i saj në nivel lokal dhe rritja e cilësisë së arsimit, do të ketë një rol të padiskutueshëm në përmbushjen e pritshmërive të shoqërisë kundrejt punës së Policisë, por edhe në rikrijimin e një identiteti të fortë të vetë Policisë Kriminale.  Suksesi i reformave të tilla, nuk varet vetëm nga vullneti politik apo nga propozimi për ndryshim në rrugën top-down, nga Ministria e Brendshme te Policia e Shtetit”, deklaroi ministri Çuçi.

Në vijim të diskutimit në Kuvend, ai solli në vëmendje edhe rritjen e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit.

“Prej shtatorit kemi rritur me 15% pagat për 75% të punonjësve të Policisë së Shtetit. Kjo është rritja më e madhe. Po të shtojmë këtu edhe pagesat që iu bëhen për ata që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, mund të themi se është një moment i mirë për trajtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit”, deklaroi Ministri i Brendshëm.

Deputeti i PD-së Ervin Salianji  tha gjatë interpelancës se “prej 9 vitesh situata e kriminaliteti është i rënduar. Vrasjet, plagosjet, trafiku i lëndëve narkotike dhe vjedhjet janë kthyer në shqetësim për sigurinë e qytetarë. E kam kërkuar këtë interpelancë kur Shqipëria ishte përditshëm në dhunë e grupeve të krimit të organizuar, menjëherë në fillim shtatorit”.

“Shqetësimi që ka opinioni publik për trafikun ilegal të qytetarëve, që mbushen gjithë mediat dhe policia nuk ka një reagim jo më për të çuar para drejtësisë trafikantët. A ka plan qeveria, Ministrie Brendshme për të luftuar krimin?. A ka policia një objeksion për të luftuar krimin. Cilat janë masat që ka marrë qeveria për të ndryshuar gjendje alarmante të krimit e organizua. A ka dështuar vetingu në polici po ashtu akti normativë, OFL. Ju keni deklaruar se Drejtori i Policisë u shkarkua për shkak të mosarritjes së objektivit. Pytje janë: Cilat janë objektivat e ministrisë së Brendshme në fushën e sigurisë. A është përcaktuar një afat kohorë për realizimin e objektiva. Cilat janë objektivat që janë caktuar Drejtorit të Policisë Muhamet Rrumbullakut dhe cili është fati kohor. Cilat janë objektiva që ishin Caktuar ish Drejtori Gledis Nano? Sa është numri i subjekteve të konstatuar nga Policia e Shteti që kanë krye ndërtime të paligjshme apo shkelje të lejes të ndërtimit?, u shpreh Salianji.

 

Fraksion.com