AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta, çfarë kërkojnë pedagogë?

“Meqë ora mësimore është e shenjtë, përse paguhet 5 euro?” Me këtë pankartë kanë dalë në protestë pedagogët, të cilët kërkojnë rritje të pagave dhe plotësim të kushteve ose në të kundërt paralajmërojnë bojkot të auditoreve më 17 tetor.

Dhjetëra pedagogë të mbledhur para universitetit Politeknik kërkojnë takim me kryeministrin Edi Rama që të marrë në shqyrtim kërkesat e tyre.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

 

Fraksion.com