Digjet magazina në Pogradec
Një magazinë me produkte bujqësore është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në Petrushë të Pogradecit.
Dy zjarrfikëse të Pogradecit dhe një nga Maliqi janë në vendngjarje për fikjen e zjarrit. Nuk ka të lënduar por dëme të mëdha materiale.
“Më datë 05.10.2022, rreth orës 06:30, në hyrje të fshatit Petrushë, Pogradec, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një magazinë frigoriferike në pronësi të shtetasit H. H. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit“, sipas policisë.
Fraksion.com