AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha takim me aleatët, dakordësi për kandidatë të përbashkët

Kryetari i PD Sali Berisha takohet me kryetarët e partive aleate.

PD njofton se u diskutua për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.

“Kryetari i PD Sali Berisha takohet me kryetarët e partive aleate. U diskutua për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut z. Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare – Ambientaliste z. Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehu.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.

Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”, përfundon njoftimi i zyrës së shtypit dhe komunikimit të PD..

Berisha ka arritur kështu marrëveshjen me partitë aleate të Partisë Demorkatike, që të dalin me një kandidat të përbashkëtnë zgjedhjet vendore të 2023.

 

Fraksion.com